TREGIME PER FEMIJE Riza Haziri

PËRRALLA MBI KORBAT DHE SHQIPONJAT
Thuhet se dikur moti, korbat jetonin në vende të largëta, të mbuluara me akullnaja, ku më tepër dominonte errësira sesa drita, ku shtëpitë ishin të ndërtuara nga bosat e borës dhe ushqim i vetëm i tyre ishte mishi i shtazëve dhe i shpendëve polare. Thuhet se korbat e bënin jetën si mos më keq. Fjalë pas fjale, ata kishin dëgjuar se dikund larg, dikund në vende që ishin krejt tjetër fare, me klimë tjetër, ku në vend të akullnajave toka ishte e mbuluar me qilimin e gjelbër të barit dhe e stolisur me lule lloj-lloj ngjyrash, ku ushqimi që përdorej ishte nga drithërat e bardha, ku bëheshin pemët dhe perimet më të ëmbla që mund të ekzistojnë, jetonin shqiponjat. Përveë këtyre nëpër ato vende rridhnin lumenj me ujë të pastër si loti dhe me ngjyrë argjendi, ndërsa shtëpitë ishin të ndërtuara nga gurët e mermerit dhe të shtruara në kadife. Pra, ëdo gjë ishte e bukur. Korbat i lakmonin këto vende, dhe një ditë, një ordi e tyre u nisen drejt atdheut të shqiponjave. Ecën e ecën, me ditë, me javë, me muaj e me vite dhe në fund arritën. Kur panë vendin e shqiponjave dhe jetën që bënin ato u mahniten tepër, bile disa u alivanosen nga lakmia që kishin për ato vende. E dinin se shqiponjat janë trime, e trimat kanë zemër të madhe, të bardhë e të butë, andaj iu luten atyre që të kenë mëshirë për ta dhe t'u lëshojnë pakëz vend në një cep të atdheut të tyre nga se në vendet me akullnaja jeta u ishte bërë e padurueshme. Shqiponjat si shqiponja, u prekën nga fjalët dhe lajkat e korbave. U besuan zotimeve të tyre se nuk do t'u sjellin asgjë të keqe dhe u bënë vend. Korbat filluan jetën e tyre të re shumë të kënaqur. Në fillim duke kaluar fqinjësi të mirë me shqiponjat, por shumë shpejtë shkelën besën e dhënë. Tinëzisht sollën edhe korba të tjerë nga vendet e akullnajave dhe u bënë disa herë më shumë sesa shqiponjat. Formuan pushtetin e ture. Zgjodhën kryekorbin dhe kryekorbeshën. Sovrani ëdo ditë trashej nga ushqimet e mira. Kryekorbesha i lëmonte pendlat dhe ëdo ditë ia lyente me parfumet më të mira sa që shkëlqimi i tyre të verbonte sytë. Kryekorbit i bëhej zemra mal dhe i xixëllonin sytë nga gëzimi kur shihte se pushteti i korbave vazhdimisht përparonte dhe zgjerohej në dëm të territorit të shqiponjave. Kështu kaluan vite e vite duke u ndërruar kryekorbat. Secili që vinte në pushtet ishte më i zi se sa tjetri, kishte zemër më të zezë dhe qëllime më të errëta ndaj shqiponjave dhe vendit të tyre. Përveë ngushtimit të territorit të atdheut të shqiponjave, korbat filluan t'i vrasin ato, t'i ndjekin e t'i quajnë shqiponjat ardhacake, Zhduken shumë fole të shqiponjave dhe ato i zëvendësuan me fole korbash. Jeta e shqiponjave dita ditës bëhej më e vështirë, më e padurueshme, aq më tepër kur në krye të pushtetit korb erdhi kryekorbziu më i zi që mund të ekzistojë. Ai kishte gushë të lëshuar, lafshë të ngritur e me gjemba e pendla të kërqethura sa që të fuste tmerrin kur e shikoje. Sytë e tij kërkonin vetëm gjak shqiponje. Kur mori përkrahjen nga si vëllezërit e tij, korbzinjtë të tjerë që ende jetonin në vendet me akullnaja, kryekorbziu me ushtrinë e tij të zezë, të cilën e përbënin korbat më të zinj, filloi fushatën për zhdukjen e shqiponjave nga faqja e dheut. Shqiponjat, vite me radhë kot kërkuan ndihmë nga shpendët e urta të botës që t'i shpëtojnë nga korbzinjtë. Ato, le që nuk u ndihmonin, por pati edhe të tilla që i quajtën shqiponjat keqbërëse. Për të shpëtuar nga zhdukja, shqiponjave nuk u mbeti asgjë tjetër veë të organizohen në vetëmbrojtje, të dalin maleve, një numër të fshehën nëpër skutat e atdheut të tyre, ndërsa pjesa më e madhe të ikën kah të munden. Korbat nuk u kënaqen me foletë e shqiponjave, por u morën jetën mijëra e mijëra shqiponjave. Ato që dolën maleve dhe ato që u fshehën nëpër skutat e atdheut u përleshën me hordhitë e korbzinjëve dhe u shkaktuan atyre shumë dëme, por ata ishin shumë, shkatërruan ëdo gjë të shqiponjave, u vranë zogjtë, u dogjën foletë, u rrëmbyen pasuritë e ëdo gjë tjetër, kështu që shqiponjat për pak sa nuk u zhdukën. Sapo bota e shpendëve liridashëse e kuptoi se shqiponjat janë të pafajshme dhe se po zhduken nga dheu e dheu pa shqiponja do të dukej si i shkretë, u erdhi keq dhe u erdhën në ndihmë, kështu që shqiponjat përsëri u kthyen në foletë e veta, në të cilat nuk gjetën asgjë tjetër përveë gjurmëve të krimit. Ky tregim ka fituar ëmimin e dytë në konkursin letrar të Rilindjes në vitin 2000.




NORA DHE ALFABETI
Të gjithë kishin rënë në gjumë. Vetëm Nora ishte e zgjuar. Ishte kërrusur mbi fletoren e saj, të cilën e kishte vendosur mbi tavolinën e punës dhe mundohej të shkruante sa më bukur detyrën e shtëpisë që ia kishte dhënë mësuesi. Herë herë grimconte me dhëmbë lapsin që e mbante në dorë. Asesi nuk i vinin fjalët që ajo dëshironte. I ngatrroheshin shkronjat, fjalët dhe fjalitë. I dukej se alfabeti ynë ka shumë shkronja, të cilat i vinte vështirë t'i, lidhte në mes veti. -Të ëuditshëm janë këta gjuhëtarët, - mendoi ajo. Kanë futur gjithë këto shkronja në alfabetin tonë Po t'më pyesnin mua nuk do të fusja 36 shkronja në alfabetin tonë. Mjaft do të ishin 20 shkronja. Ato do t'i mësonim dhe do t'i mbanim mend më lehtë. Pastaj, pak u janë dukur shkronjat me nga një tingull, por kanë futur edhe shkronja me nga dy tinguj. Dhe, pa vonuar fare filloi ta bëjë reduktimin e alfabetit. Hoqi të gjtha shkronjat e përbëra. Hoqi edhe shkronjat: p, b, n, të cilat mendoi se mund të zëvendësohen me shkronjat: q, d dhe m. -Tani do ta kem më lehtë, -shprehu gëzimin e saj, dhe filloi të shkruaj. Që në fillim hasi në pengesa që asesi t'i tejkalojë. Fjala peni i doli qeni, fjala mana, i doli nana, fjala dora i doli bora, fjala dhija i doli dija, fjala llulla i doli lula, fjala xhami i doli xani, fjala gjuri i doli guri e shumë fjalë të tjera dolën fare pa kuptim. U mundua, u mundua, por më kot, asesi ta shkruaj hartimin. E mbylli fletoren dhe ra në gjumë.

Design provided by Benny0x - Te drejtat e rezervuara